Diçka ka ndryshuar në fytyrën e Luana Vjollcës, ja për çfarë bëhet fjalë
Ajo komentohet vazhdimisht për pamjen, format fizike apo për veshjet provokative. Në setin e fundit fotografik, Luana Vjollca vjen si gjithmonë e kuruar në çdo detaj, por me një ndryshim në portretin e saj. Bëhet fjalë për vetullat të cilat ndryshe nga herët e tjera kur kanë qenë më të harkuara, në këtë rast prezantuesja ka dashur t’i ketë me një formë më të plot.
Ndoshta jo të gjithë e vënë re këtë ndryshim por ai bën diferencën në portretin e këngëtares. Pas një sezoni të ngjeshur me koncerte, qarkullojnë informacione se Luanës do i besohet prezantimi i emisionit ‘Big Brother Vip’, por ende nuk ka një konfirmim nga ana e saj, shkruan Who.