Angelina Jolie pazar me të birin, fansat çmenden pas veshjes së saj

Angelina Jolie nuk i ka shpëtuar aparatit fotografik këtë fundjavë teksa bënte pazar dhe drekonte me të birin, Pax. Pavarësisht stresit që ka përjetuar prej më shumë se 2 vitesh teksa lufton me ish-bashkëshortin, Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve, aktorja është shfaqur në formë perfekte.Ajo çka nuk i ka shpëtuar syrit të fansave të saj ka qenë veshja. Jolie kishte zgjedhur një fustan bezhë dhe një pelerine në të njëjtën ngjyrë, të cilat kanë marrë vëmendjen e të gjithëve, shkruan Who. Jemi mësuar ta shohim të vishet me të zeza më shumë sesa duhet, por ky ndryshim është pëlqyer nga çdo njeri.