Shkonte me tre burra në ditë, këngëtarja e njohur 43-vjeçare e varur nga seksi
Këngëtarja e njohur Mel B, pjesë e të famshmeve “Spice girls”, ka thënë se po hyn në rehabilitim për varësinë ndaj alkoolit dhe ndaj seksit, që i ka shkaktuar trauma dhe probleme të shumta. “The Guardian”, shkruan se duke folur se fundi, Melanie Brown, ka konfirmuar lajmin për nisjen e rehabilitimit. Këngëtarja tha se ajo u diagnostikua me çrregullime të stresit post-traumatik. “Unë jam në një pikë krizë. Po përdor alkoolin për të mpirë dhimbjen time”, kishte bërë me dije ajo, sipas Panorama Plus. Ndërkohë të tjera media të huaja shkruajnë për varësinë e saj nga seksi. 43-vjeçarja ka kaluar nëpër një divorc shumë të vështirë ne vitin 2017, kur u nda nga burri me te cilin jetoi 10 vite. Babai i njërit prej fëmijëve të saj, bijës 6-vjeçare Madison, u akuzua se ishte edhe abuzues fizik dhe emocional ndaj saj. Mel pohoi gjithashtu se ishte detyruar të bënte marrëdhënie seksuale me gratë e tjera. Ndërkohë që një njeri i afërt me të, sipas “The Sun”, thotë se ajo ka varësi nga seksi, duke shkruar edhe me tre burra të ndryshëm në një ditë.