Albana Perhatit të “Portokalli” i prishet humori, dikush i vë në pah kilet e tepërta
Aktorja e humorit Albana Perhati duket se ka shtuar disa kilogramë gjatë këtyre muajve të verës dhe kjo gjë e ka mërzitur. Këtë fakt e ka pranuar vetë aktorja nëpërmjet një postimi që ka bërë në llogarinë e saj personale në Instagram. Përveç kësaj, një tjetër fakt që ja ka prishur humorin Bukrës së këtij spektakli humori, janë komentet e njerëzve të tjerë që ja vënë në pah këtë fakt”, shkruan Ëho. Kur ti e pranon që je shëndoshur pak, këtë e shpreh që të është bërë stres. Vjen dikush dhe të thotë:”Uaaa shumë je shëndoshur, mbaj çik dietë o goc, lëviz çik, dil nga liqeni, ik në palestër”, dhe vetë është 745 kg”, ka shkruar aktorja. Perhati së bashku me kolegët e saj aktorë gjatë gjithë muajve të verës kanë shëtitur pothuajse në të gjithë Shqipërinë për të argëtuar publikun me batutat dhe humorin e tyre.