Alesia Bami me pushime në Jug: “Turistët ndalojnë të më..”
Këtë vit festoi 18-vjetorin e vajzës së famshme, pasi shfaqej në ekran çdo natë si velinë e programit investigativ “Stop” me Saimir Kodrën e Gent Zenelaj. E pasi ka mbyllur sezonin televiziv si kërcimtare. Alesia Bami ka nisur sezonin e pushimeve si modele. Ndërsa është vendosur për pushime në Jug, ajo poston foto ku bën përshtypje me fizikun e saj. Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, Alesia rrëfen pushimet e një vajze televizioni që tërheq vëmendjen e turistëve në Jug me pamjen e sa.
Pas mbylljes së sezonit televiziv “Stop”, ku u vendose për të pushuar?
U vendosa në Jug të Shqipërisë, pasi e pëlqej shumë bregdetin e Jugut.
Të pamë në disa foto në plazh ku shfaqje linjat bombastike. Si reagojne turistët kur të shohin?
Reagime shumë pozitive duke kërkuar foto, dhe duke më bërë nga një kompliment.
Në një nga fotot e pushimeve shprehesh: se “Burrëria nuk njeh ndonjëherë gjini” duke iu referuar vetes. Ti si e kategorizon veten përtej pamjes si vajzë e bukur?
Unë nuk jam vetëm një vajzë e bukur, por kam dhe një karakter shumë të fortë. Dhe kjo ishte arsyeja e diçiturës në foto.
Fama si velinë të ka venë në qendër të vëmendjes së meshkujve, dhe si reagon kur ndonjëri të shpreh simpatinë në rrjetet sociale?
Nuk kam mundësi t’i shoh të gjitha komentet, apo simpatitë e të gjithë ndjekësve të mi. Edhe pse jam me pushime ua kam kushtuar kohën familjarëve dhe shoqëris.
Një verë me aventura për ty çfarë nënkupton, dhe mund të themi se po kalon një verë të tillë?
Këtë verë kam preferuar të relaksohem, kështu që nuk mund ta karakterizoj si një verë me aventura.
Fizikut tënd i shkojnë të gjitha modelet e rrobabanjove, dhe për ty cilat janë ato më preferuarat?
Në fakt nuk mund të veçoj asnjë nga modelet e rrobabanjove, pasi më pëlqejnë të gjitha që kam veshur.