Pushimet e para të Erik Lloshit si i fejuar

Këngëtari i njohur Erik Lloshi u fejua këtë vit në mënyrë të papritur, duke qenë se ende pa qarkulluar asnjë lajm në rrjetet sociale për lidhjen e tij, ai postoi foto me bionden në krah pasi i kishte dhuruar unazën e fejesës. Ai e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram, por pa zbuluar identitetin e vajzës që i rrëmbeu zemrën. Erik publikoi foto të së fejuarës së tij, në të cilën ajo dukej mjaft simpatike por e panjohur për publikut. E fejuara e tij quhet Romina, dhe nuk njihet në botë në showbiz-it, ndërkohë që artisti nuk ka zbuluar ende detaje se ku janë njohur. E vetëm pak muaj nga ndryshimi i statusit nga beqar në i fejuar, Eriku fotografohet në plazhet e Jugut duke marrë rreze dhe duke u relaksuar. Mes personazheve që shoqërohej poshtë cadres, u pa dhe një vajzë bionde, që mendohet se mund të ketë qenë e fejuara e tij. Erik Lloshi është një nga ata këngëtarë që nuk nguron të ndajë momente të veçanta nga përditshmëria me të gjithë. Herë pas here ai zbulon detaje të jetës private, ose në raste të tjera tregon më të rejat nga profesioni. Para pak muajsh ai zbuloi një nga ambientet e shtëpisë së tij të re. Ambienti që kishte zgjedhur të publikonte ishte dhoma e ndenjes, e cila ishte e arreduar me shije dhe që mendohet se tashmë ai ka nisur bashkëjetesën me të fejuarën, shkruan Panorama Plus.