“I ke buzët si kremviçe”, Anna Lika i përgjigjet komentueses

Ajo njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë, si një njeri që i thotë gjërat troç. Bëhet fjalë për aktoren e njohur Anna Lika, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në momentin që vendosni të komentoni një foto apo video që ajo ka publikuar, duhet të bëheni gati edhe për të pritur ndonjë përgjigje pikante nga ana e saj.

Kështu ka ndodhur së fundmi, kur ajo ka postuar një fotografi mjaft provokuese ku një detaj tërhoqi vëmendjen e një prej fansave të saj. Ndjekësja i la një koment për formën e buzëve, duke i quajtur si kremviçe.

“Buzët si kremviçe”, i shkruan fansaja”. Pas kësaj vjen menjëherë reagimi i aktores: “E mi kukulle ashtu i kam! Du me dit ku të çalon muhabeti!”, i thotë Ana, ndërsa ajo ia kthen: “Askund ylli”.