MTV Music Awards 2018/ Yjet e mbrëmjes që shkëlqyen me veshjet

Yjet e muzikës botërore u mblodhën mbrëmjen që lamë pas në ‘New York’s Radio City Hall’ për ndarjen e çmimeve të muzikës. Mes shumë emocionesh dhe përformancave mbresëlënëse u shpallën fituesit e 2018-ës. Mes këngëtarëve ra në sy Rita Ora dhe Bebe Rexha të cilat prezantuan eventin, shkruan Who. Fituese e çmimit artistja e vitit u shpall Camila Cabello. Ajo rrëmbeu edhe çmimin e videos së vitit me ‘Havana’. Bashkëpunimi më i mirë u shpall “Dinero” nga Jennifer Lopez, DJ Khaled dhe Cardi B. Ndër fituesit e tjerë ishte edhe Rita Ora, e cila mori çmimin e videos më të mirë dance me këngën ‘Lonely Together’ në bashkëpunim me Avicii. Ndërsa kënga e vitit u shpall “Rockstar” nga 21 Savage dhe Post Malone.
Vëmendjen e morën të ftuarit dhe yjet e muzikës teksa kaluan në tapetin e kuq dhe zbuluan përzgjedhjet e tyre për natën gala, ku veçojmë të veshurit më bukur.