Futbollistët besnikë që nuk u shitën për para

Në futbollin e ditëve të sotme, ku shifrat kanë dalë jashtë kontrollit dhe një futbollist i “papjekur” mirë si Dembele blihet nga Barcelona për 150 milionë euro, ndërsa portierë e mbrojtës për rreth 100 milionë euro, është vështirë që të gjesh lojtarë besnikë ndaj një skuadre.

Ofertat marramendëse që marrin jo vetëm nga klubet më të mëdha evropiane, por edhe nga Kina apo Amerika, e bëjnë të pamundur që të mos tundohen.

Por, ka pasur futbollistë që nuk kanë parë fitimin e tyre personal, por i kanë qëndruar besnikë klubit që i rriti. Më poshtë do ju prezantojmë me nëntë prej tyre, shkruan Top Channel.