Shuhet “Mbretëresha e Soul”, Aretha Franklin mbylli sytë në moshën 76-vjeçare
Aretha Franklin, e njohur si “Mbretëresha e Soul”, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e saj në Detroit. Ajo ishte gruaja e parë që u fut në “Bulevardin e Famës” në Rock&Roll. Këngëtarja legjendare u diagnostikua me kancer në vitin 2010, dhe njoftoi një vit më parë se po tërhiqej nga bota e muzikës, shkruan Top Channel. E njohur për hit-et si “Respect” and “Think”, ajo ka pasur një karrierë të suksesshme. Ajo dha performancën e saj të fundi në nëntor në një gala në New York.