U gjend i pajetë në makinën e tij, zbulohen shkaqet e vdekjes së aktorit të njohur shqiptar

Aktori i serialit “O sa mirë”, Arti Kurti hidhëroi familjarët dhe fansat me ikjen e parakohshme mëngjesin e 23 prillit, kur u gjend i pajetë në makinën e tij. Policia nisi hetimet për të konfirmuar nëse bëhej fjalë për vrasje apo vetvrasje, duke qenë se pranë të ndjerit u gjend një armë. Ndërkaq ditën e sotme, Prokuroria e Gjakovës ka dalë në konkluzionin se 23-vjeçari i kishte dhënë fund vetë jetës së tij. Në deklaratën për shtyp të Prokurorisë së Gjakovës thuhet ndër të tjera se: “Pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore dhe pas kryerjes së autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, MA 18-112 të datës 24.04.2018 dhe pas marrjes së Raportit të Ekspertimit nga ana e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, AKF/2018-1695/2018-1601 të datë 14.06.2018, konstatohet se i ndjeri Arti M. Kurti ka kryer vetëvrasje.” Arti ishte figurë e njohur në Prishtinë pas famës që mori me rolin e tij në serialin “O sa mirë”.