Të dielat si nënë të Amarda Toskës, moderatorja hap dyert e vilës me pishinë
Këtë fundjavë çifti i njohur Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë preferuar të kalojnë kohën e lirë në ambientet e vilës së tyre në periferi të Tiranës. Dhe në fakt duket se atje nuk mungon asgjë nga ç’mund të ëndërrohet, shkruan Express. Ami, tashmë nënë e dy fëmijëve ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa nga momentet e saj me djalin Joel, ndërsa freskohen në pishinën e vilës luksoze.