Samanta Karavella ka ditëlindjen, miqtë e hedhin në pishinë me gjithë rroba

Sot këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka ditëlindjen dhe miqtë e saj janë kujdesur që kur akrepat e orës të shënonin 00:00 të ishin pranë saj. Midis urimeve dhe surprizave, në një moment miqtë e saj e kanë hedhur këngëtaren në pishina edhe pse ajo ka qenë e veshur. Ishte vetë Samanta e cila ka postuar në ‘Instagram’ foto dhe video nga këto momente shumë të veçanta për të, shkruan Who. ‘Si levrek i lagur”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur ku shihet duke dalë nga pishina tërësisht e lagur.