Bashkëshorti i Zaimina Vasjarit feston ditëlindjen, si kurrë më parë ajo e uron publikisht

Zaimina Vasjari dhe bashkëshorti i saj Klodian Asllani kanë një kohë të gjatë bashkë në një marrëdhënie dashurie, që është përfolur para se në jetë të vinte vajza e tyre, Khloe. Megjithatë, Zaimina, vetëm tashmë pas lindjes së vajzës ka vendosur që jetën e saj familjare ta bëjë disi më publike, sepse më parë nuk ka dashur të ndajë asnjë moment të saj privat me fansat apo median rozë. Partneri sot ka ditëlindjen dhe Zai ka menduar t’i bëjë një surprizë. Në Instastory ajo ka vendosur emojin e tortës, (për të treguar që ka një ditëlindje) dhe ka shkruar veçse “Të dua”, duke etiketuar në këtë postim Klodianin, shkruan Blitz.al.Gjithashtu ajo ka postuar një foto tjetër duke u puthur me bashkëshortin në plazh, postim që e ka shoqëruar me fjalët:”Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”.