“Nga gjoksi, vithet, hunda”. Ronela Hajati flet për ndryshimet në fizik

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ishte e ftuar në emisionin e të shtunës, Pop Culture, në Top Channel. Së fundi Ronela ka qenë në Santorini, ndërsa në bisedën me Dojna Memën tregoi shkaqet e këtij udhëtimi. “Në Santorini isha për qejf, për pushime. Shfrytëzova kohën e ngrohtë dhe shijova pushimet. Nuk shkova për të regjistruar gjë, pasi plazhet nuk janë pjesë e preferencave të mia për realizimin e klipeve”, tha Ronela. Këngëtarja vendosi t”ju japë një përgjigje edhe atyre që thonë se “Ronela është e shëndoshë”, ndërsa tregoi edhe se çfarë do të donte të ndryshonte në fizikun e saj.
“Unë nuk jam e shëndoshë, thjesht jam e bëshme në pjesën e vitheve. Mundohet shumë të ushtrohem, për të ruajtur format ideale. Në fizikun tim shoh që me kalimin e kohës, hunda po merr një formë të çuditshme. Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë të kisha më shumë gjoks, por nuk e imagjinoj dot se si do të dukesha, po të isha plot lart e plot poshtë”, tha Ronela sipas Express.