Baba për herë të parë, Valdrin Sahiti bën festë të madhe për pritjen e vajzës nga SHBA

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti është bërë baba i një vajze mbi një muaj më parë, të cilën kanë vendosur ta quajë Bella. Ditën e djeshme Valdrini ka bërë të ditur se bashkëshortja dhe vogëlushja Bella kanë mbërritur në Kosovë, pasi lindja u bë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pritjen e bebit dhe bashkimin e familjes Valdrini ka vendosur ta festojë me një organizim të madh, duke shijuar kështu me miqtë statusin e babait për herë të parë.