![](https://story.al/wp-content/uploads/2018/05/auto_Rudina_Hajdari41509389110-770x439_c-1.png)
Rudina Hajdari gjen kohë për gjithçka, rituali i politikanes për jetë të shëndetshme
Rudina Hajdari është depuetja e re e Partisë Demokratike, e cila me kthimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën jetë intensive në Tiranë mes politikës dhe familjes. Por nëna e re e një vajze 2 vjeçe e gjysmë duket se gjen kohë për gjithçka, dhe ia del më së miri. Nëse jeni kureshtarë të dini se cili është sekreti i linjave të saj elegante pas lindjes së fëmijës, “Story.al” ju sjell këto foto, ku Rudina shihet me veshje sportive tek vrapon nga Liqeni Artificial, një ritual ky i përhershëm që e ndihmon jo vetëm të ketë fizik elegant, por edhe jetë të shëndetshme. E bija e politikanit të ndjerë demokrat, Azem Hajdari u kthye nga pas shkollimit dhe formimit professional. Në Tiranë përveç angazhimit në politikë, kujdeset për familjen e re që ka krijuar nga martesa me partnerin, Muçjon Demiraj./Story.al/
![](/wp-content/uploads/2020/04/Alviero-400x150-1.png)