“Me barkun te goja” dhe në top formë, partnerja e Alessio Alisë do t’ju mahnisë!

Modeli dhe menaxheri i famshëm nga Shqipëria, Alessio Alia është në pritje të fëmijës së dytë, pas vajzës. Partnerja e tij australiane, një terapiste bukurie në profesion është në muajn e fundit të shtatzënisë. Por siç shihet nga këto foto të postuara në Instagram nga Alessio, ajo duket e mrekullueshme dhe plot finesë edhe pse me barkun tashmë shumë të rrumbullakosuar. Sharmi dhe veshja plot klas ku s’mungojnë as takat e bën të duket ylli i mbrëmjes së të dielës argëtuese me miqtë./Story.al/