Lum nëna që e ka Ledri Vulën! Ja si e mbështet Xheraldinën

Është një nga reperat më të kërkuar dhe më të pëlqyer të momentit dhe padyshim nga më të dashurit. Por këtë të martë Ledri Vulën do e shohim krejtësisht ndryshe. Ai do të jetë i ftuari special në programin “MasterChef Junior Albania”. Reperi do të jetë një surprizë e vërtetë për talentet e vegjël në garë, dhe madje do të ndikojë edhe në provën e tyre. Para tyre do të vihet një kuti misterioze, me produkte të zgjedhura nga vetë reperi, me të cilat fëmijët do gatuajnë në provën e radhës në kuzhinën e “MCH Junior”. Gjithashtu për t’u parë mbetet edhe marrëdhënia e Ledrit me shefe Xheraldinën, nënën e tij, e cila është pjesë e këtij formati televiziv, shkruan Express. Se çfarë do të bëjë tjetër reperi në kuzhinën e MasterChef mbetet për t’u parë të martën në mbrëmje.