Çudia me dy aktorët shqiptarë/ I dinim të dashur, prezantohen si motër e vëlla

“Drama e dy karaktereve”, vepra pjesërisht autobiografike e autorit Tennessee Williams , erdhi premierë për herë të parë në Tiranë fundjavën e kaluar në Teatrin Eksperimental, nën interpretimin brilant të Igli Zarkës si Felice, personazhi i mbështetur tek vetë autori, dhe prej Krist Lleshit si Clare, personazhi i mbështetur tek motra e autorit.
Të konsideruara si 60 minuta që të lënë pa frymë, dy aktorët vijnë për publikun e kryeqytetit edhe këtë fundjavë, në datat 20,21 dhe 22 prill. Aktori Igli Zarka, pas rolit të shkëlqyer të Alan Strang, në veprën “Equus” të Peter Shaffer, vitin e kaluar, ka guxuar me një sfidë të re, të duke ofruar konceptin e tij regjisorial, mbi tekstin e përkthyer nga gazetarja Kozeta Kurti. Për dy aktorët që media ka folur se mund të ishin të dashur, do të zbuloni intepretimin e tyre si motër e vëlla në kë shfaqje të nivelit të lartë. /Story.al/