9 muaj në shtrat pas dëmtimit/ Arjon Muça rrëfen si u ngrit në këmbë
Arjon Muça ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, historinë personale që kaloi pas dëmtimit në njërën këmbë. Ish-lojtari i “Big Brother” rrëfeu me anë të një statusi në Instagram se qëndrimi 9 muaj në shtrat pas dëmtimit, bëri që ai të shtonte në peshë 25 kilogramë. Shëndoshja e demoralizoi jashtë mase, deri në momentin që Arjoni vendosi të mbante dietë dhe të fillonte palestrën. Ai publikoi një foto ku tregonte ndryshimin në fizik nga viti 2015. Dje Arjoni nisi të publikojë në Instagram çdo gjë me fansat, duke filluar nga tre vaktet e ushqimit e deri në frekuentimin e palestrës. “Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë të viktimizohem, por pasi pësova një dëmtim të rëndë në këmbë që më mbajti 9 muaj në shtrat ky dëmtim më katandisi + 25 kg. Nuk e njoha më veten dhe pasi vendosa të rifilloja stërvitjen nuk isha me 100% vetvetja, motivimi nuk ishte më si para operacionit. Isha i bllokuar mendërisht & shpirtërisht, justifikohesha pas problemit te këmbës por kuptova që ishte thjesht një justifikim & isha unë që nuk po gjeja më rrugën e duhur. Sot të dashur miq,vendosa t’i rikthehem përsëri dietës dhe përqëndrimit mendor dhe fokusit personal për t’u rikthyer më në formë se kurrë. Do më duhet shumë punë, por gjithsesi ndihem i motivuar pasi dua ta bëj këtë udhëtim me ju. Do ndaj me ju çdo ditë çfarë do të ha dhe ushtrimet në palestër për t’u rikthyer në formë. Jam i gatshëm t’ju përgjigjem çdo pyetjeje që keni!”, ka shkruar Arjoni bashkëngjitur dy fotove të tij në plazh, ku duket qartë ndryshimi në fizikun e ish-modelit. /Story.al/