“Lyhesh në ekran, pse bën kot si lesbike!”, Xheni Karaj kritikohet për buzëkuqin

Xheni-Karaj-2

Ndërkohë që po zien debati publik në lidhje me përfaqësues të LGBT-së, që zhvillojnë takime me nxënës në gjimnazet e Tiranë, aktivistja e njohur për të drejtat e tyre, Xheni Karaj është vënë në shënjestër të kritikave për look-n e saj. Persona që e kanë ndjekur me vëmendje në daljet e saj të fundit në emisionet televizive, i kanë shkruar n ëprivat mesazhe të ndryshme, për të cilat Xheni ka shkruar një status. “Më duket se fakti që lyhem në televizion me buzëkuq i shtyn disa njerëz të më shkruajnë në inbox, që bëj kot si lezbike. Njerëz, buzëkuqi nuk të bën heteroseksual. Ashtu si të dëgjosh Xheni Karaj nuk të bën lesbike”, përfundon statusin e saj Xheni, e cila në filmin e parë dokumentar të LGBT-së deklaroi me zë e figurë “Unë jam lesbike”. /Story.al/