Alessio Alia pagëzon vajzën 1-vjeçare në Kishë, njihuni më kumbarët e bebit Jolie Roze

Modeli dhe PR i famshëm shqiptar në Europë dhe Australi, Alessio Alia ka pagëzuar në një Kishë Katolike vajzën 1-vjeçare Jolie Roze Alia. Partnerja e tij Katherine, ka ndarë me miqtë foton e vajzës duke e mbajtur në duar kumbarët e saj të ardhshëm, një çifti simpatik Tahlia e Rodrigo, që ajo i quan “The God parents” ( Prindërit e Zotit). Alessio dhe Katherine që presin të gëzohen me fëmijën e dytë së shpejti, kanë ndarë foto e video nga rituali i pagëzimit ku shihet prifti tek e spërkat vajzën me ujë të bekuar, sakramenti i parë në Krishtërim me anë të cilit një besimtar i kësaj feje pranohet në gjirin e saj. /Story.al/