Dita kur Sara Hoxha i tha “Po” Ledion Liços, zbuloni si e festuan

1520372188532-1-1

Moderatori i njohur i ” Top Channel” na befason gjithmonë me spontanitetin jo vetëm në ekran, por dhe jashtë tij. Para pak minutash ishte Ledioni i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ndau me miqtë një nga momentet më të bukura të dashurisë me Sara Hoxhën, pikërisht ditën kur i vendosi unazën në gisht Sarës.
“Dita kur ajo tha ‘Po’ dhe më pas hëngrëm ‘churros’ për ta festuar”, shkruante Ledioni poshtë fotos duke na lënë të kuptojmë se kjo ditë ka qenë mjaft e veçantë dhe sportive, pra larg pompozitetit të një darke romantike me qirinj dhe shampanjë. Propozimi mban datën 01.01.2016, pra kanë kaluar dy vjet dhe çifti shumë i këndshëm e festojnë tani si prindër të djalit të tyre, London Noor.