Demi Lovato reklamon kilet e tepërta: Hoqa dorë nga dietat, s’ja vlen të vuash aq shumë
Ylli i muzikës dhe aktrimit amerikan ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga dietat, dhe rezultati janë disa kilogramë më shumë. Ajo ka treguar specifikisht këmbët, në të cilat duket se ka marrë shumë kile, për të treguar se ka vendosur që të mos mendojë më për dietat. E ka marrë këtë vendim për faktin se e bën më të lumtur të qenurit e hapur me ushqimet që ka më së shumti qejf se sa të qenurit e dobët dhe të privojë veten nga kjo kënaqësi e jetës. Më parë ajo ka pasur një problem serioz shëndetësor përsa i përket çrregullimit në të ngrënë dhe kjo më së shumti si pasojë e industrisë së shoëbizit amerikan që i kërkonte gjithë kohës të ishte e dobët dhe të kishte një pamje shumë të kuruar sidomos përse i përket peshës. Duke qenë se atë periudhë Demi vuajti shumë, tani po i tregon të gjithëve se nuk ka ndërmend ta vazhdojë më atë sakrificë.