Eva Longoria i habit të gjithë me shtatzëninë e saj
Eva Longoria është shfaqur plot sharm në ndarjen e çmimeve në kompeticionin për dizajnerët e kostumeve në “Beverli Hills” të martën në mbrëmje.42-vjeçarja pret fëmijën e parë dhe është fotografuar në një formë fantastike e veshur me një fustan në ngjyrën pink, që nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur të aktores.Aktorja është kujdesur për dukjen fizike duke e kombinuar fustanin pink me këpucë elegante.