40 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, asgjë s’e pengoi Gjyste Vulajn ta digjte Shën Valentinin në Santorini
Këngëtarja nga Mali i Zi Gjyste Vulaj, edhe pse është tashmë 40 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve, asgjë s’e ka penguar të festojë një Shën Valentin të zjarrtë në ishullin e Greqisë, Santorini. Ajo ka postuar disa foto “hot” në rrjetet sociale ku duket shumë në formë. Këngëtarja nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj është nënë e një vajzë të rritur, Risanës, dhe djalit më të vogël Besart nga martesa 24 vjeçare me menaxherin e saj, Sokol Vulaj. Edhe pse ndonjëherë në media kanë qarkulluar lajme për divorc mes tyre, ata sërish shfaqen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.