Fiori Dardha rrëfen çmendurinë: I kam dërguar njëherë bashkëshortit 118 mesazhe dhe ja çfarë më bëri ai!
Marrëdhënia ”bashkësherr” e Fiorit me të shoqin, moderatorja zbulon çmendurinë: I kam dërguar njëherë 118 mesazhe dhe ja çfarë më bëri ai!
Fiori Dardha dhe Rozana Radi, dy moderatoret e “Boom” kanë qenë të ftuara në emisionin “Thumb” ku kanë rrëfyer detaje nga jeta profesionale dhe personale.
Fiori ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj duhen por edhe grinden shumë. Kjo sepse ndonjëherë vetë Fiori e tepron por duket se pas kaq vitesh bashkë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Njëherë ajo madje i ka dërguar brenda një kohe shumë të shkurtër 118 mesazhe të shoqit gjë që në një situatë normale ndoshta mund t’ju duket dicka acaruese. Ama bashkëshorti i Fiorit paska ditur si të reagojë.
“Për aq kohë sa është “bashkësherri” siç e quaj unë jemi një çift i adhurueshëm. Më ka ndodhur një herë i kam dërguar 118 mesazhe. Dhe pas mesazhit të 118 më ka ardhur vetëm një togfjalësh përgjigje: “Po vij.”
Dhe ai më do ende. Dhe u martua me mua.”- ka rrëfyer Fiori me shaka.