Animals & Friends, Live në Music Hall Fusion!
The Animals, janë një bandë britanike e zhanrit “rhythm and blues”, të krijuar në fillim të viteve ’60-të. Ata u bënë të njohur falë tingujve të tyre dhe aftësive vokale të liderit Eric Burdon. Kënga që do të kthehej në pasaportën e grupit dhe do të jehonte në të gjithë botën, është e famshmja “House of the rising sun”, e cila është përzgjedhur nga shumë regjisorë si baza muzikore e filmave të tyre. Hitet e tyre të panumërta kanë kapur gjithnjë majat e klasifikimeve, me tituj si: We gotta get out of this place”, “It’s my life”, “I’m crying” apo “Don’t let me be misunderstood”. The Animals, njihen si pionerët e “British Invasion”, ose thënë ndryshe “Pushtimi Britanik”, sepse me shumë mjeshtëri ata kanë kombinuan në mënyrë perfekte rrymën rock, blues dhe American folk. Në vitin 1994 ata u nderuan me një yll të gdhendur në bulevardin e të famshmëve të rock-ut në “Rock And Roll Hall of Fame”.
Pasioni për muzikën e mirë dhe rock-un klasik zbret në Tiranë, pikërisht në datat 22 dhe 23 Shkurt, në hollin e një prej klubeve më të famshëm të kryeqytetit, Fusion!