Vjollca Hoxha qendra e vëmendjes në 20 vjetorin e TAR; Presidentja e TOP-it super në formë
Në eventin e organizuar në 20 vjetorin e “Top Albania Radio-s”, ishin të ftuar shumë personazhe të njohur, por vëmendjen e të gjithëve e mori Presidentja a TOP-it, Vjollca Hoxha. Nëna e katër fëmijëve i bëri të gjithë të kthenin kokat, me fizikun, veshjen dhe grimin shumë të rafinuar. E veshur me një fustan të zi pas trupit, nuk mund tē mos binte në sy beli i hollë që e bënte të dukej shumë bukur. Në fotot pranë vajzave ajo këtë herë dukej si motra e tyre. Mesa duket regjimi dhe ushtrimet fizike e kanë ndihmuar të arrijë këtë formë të shkëlqyer, duke u kthyer në model frymëzimi e motivimi për vajzat e gratë.