Adelina Ismaili: Si e përjetova shpërfytyrimin gjatë shtatzënisë, u ktheva në një masë amorfe
“Isha në muajin e nëntë të shtatzënisë, plus 39 kilogramë, as këpucët e Valit nuk më bënin më, totalisht e shpërfytyruar! Por çfarë Adeline, nuk ka pasur Adelinë aty, thjesht një masë amorfe”, është ky rrëfimi që këngëtarja ikonë Adelina Ismaili ka bërë pas lindjes së djalit, Uliks, në një intervistë në emisionin “NiN”. Moderatori Alaudin Hamiti tregoi se në ditët e fundit të shtatzënisë, ajo kishte dhënë një intervistë për të e më pas i kishte kërkuar me ngulm që intervista të mos transmetohej. Për këtë, Adelina i kërkoi falje moderatorit dhe shpjegoi për herë të parë se përse e kishte marrë atë vendim dhe ishte fakti që nuk njihte më as veten para pasqyrës.