Ekskluzive/ Elvana Gjata dokumentar me jetën e saj, detaji që s’duhet të kapte kamera
Në ekranin e “Top Channel” u shfaq një dokumentar kushtuar jetës personale dhe profesionale të një prej këngëtareve të njohura për publikun shqiptar, Elvana Gjatës. Gjatë transmetimit të dokumentarit, Elvana zbuloi disa detaje personale si, fakti që miqtë më të mirë e thërrasin Ela, personi më të cilin mund të flasë për gjithçka është motra e saj, si dhe ushqimet e saj të preferuara janë vetëm ato që gatuan mamaja e saj. Por një shikuese e kujdesshme e dokumentarit ka vënë re, një detaj pikërisht në momentin e gatimeve të nënës së saj. Ajo i ka nisur “Story.al” këto foto të shkëputura nga video. Tek dy fotot, teksa nëna e Elvanës shtron tavolinën, mbi banak shihen pakot e ushqimeve, që duket se janë të porositura dhe jo të gatuara në shtëpi. Ndërsa në dy fotot e dyta ndërkohë që futet në skenë Elvana, pra kur hyn në kuzhinë, ushqimet shihen në tavolinë që presupozohet se janë gatuar nga mami Elvanës. Ky detaj mesa duket i ka shpëtuar stafit realizues, të cilët ndoshta s’duhet ta kishin kapur këtë moment që që tregojnë se artistja, nuk po shijonte ushqimet nga dora e mamit, por nga dora e shefit të kuzhinës së ndonjë restoranti. Gjithsesi qëllimi kryesor i dokumentarit ishte të konkretizohej jeta e saj si artiste, dhe e rëndësishme ishte realizimi i idesë (pasi nënë e Elvanës nuk mund të gatuante ditën e xhirimit). Elvana në dokumentarin e shkurtër kushtuar jetës së saj në prapaskenë ka zbuluar se arsyeja përse albumi i saj i fundit është titulluar “3” është sepse ky është numri i saj me fat si dhe sipas saj 3 është numër hyjnor, duke qenë se siç rrëfeu këngëtarja ajo beson shumë në Zot. Gjithashtu në dokumentarin e transmetuar ekskluzivisht në “Top Channel”, Elvana zbuloi edhe detaje nga koncerti sekret i mbajtur disa ditë më parë në Tiranë, ku ishin 100 të ftuar specialë. Në të njëjtë ditë Elvana ka festuar edhe ditëlindjen e saj. Elvana është këngëtarja, e cila kohët e fundit ka vendosur që karrierën ta vazhdojë edhe në SHBA, si një mënyrë për promovimin e saj në tregun botëror.