Mimoza Shkodra rrëfen historinë me Seldi Qalliun: Në fillim ishim miq, ai nuk është…
Sot janë të fejuar, por në fillim e mohuan lidhjen. Fjala është për këngëtarët, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra. Por ajo që ka vendosur të rrëfejë historinë se si u njohën është këngëtarja që jeton në Zvicër. Në një intervistë për gazetën “Blic”, Mimoza ka rrëfyer si nisi lidhja e dashurisë me Seldin, teksa thotë: “Lidhja jonë ka filluar gjatë verës, njihemi prej kohësh që nga bashkëpunimi “Pare Pare”, kemi qenë miq të mirë, dhe ka qenë e shkruar që të përfundojmë si çift këtë vit. Seldi nuk është xheloz, më mbështet në maksimum në muzikë, deri më tani nuk e pengon asgjë tek unë, e ndjehemi të lumtur të dy”, është shprehur ajo për këngëtarin dhe ish-lojtarin e “Big Brother” nga Tirana.