Krisje mes Noizyt dhe Erik Fullanit?

Reperi Noizy dhe Erik Fullani kanë qenë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe i shihnim gjithmonë bashkë, si në koncertet e reperit ashtu edhe në jetën e përditshme. Ata kishin një marrëdhënie shumë të mirë dhe në rrjetet sociale bënin shumë shaka në publik, por siç duket çdo gjë ka ndryshuar sipas Intv. Prej muajsh nuk kemi parë asnjë foto të Noizyt dhe Erikut së bashku dhe kjo na bëri të mendojmë se marrëdhënia e tyre është krisur. Megjithatë i hodhëm një sy listës së personave që ata ndjekin në Instagram dhe pamë, që e ndjekin ende njëri-tjetrin, por me siguri është thjesht sa për të kamufluar krisjen e marrëdhënies sepse miqtë e mirë duhet të rrinë bashkë, shkruan i njëjti burim.