I ofron të dashurës jetë luksoze, këngëtari shqiptar nën hetim nga Prokuroria
Këngëtari i njohur nga Kosova, Blero Muharremi është nën hetim nga Prokuroria, një lajm ky i konfirmuar edhe nga prokurori, Atdhe Dema. “Po ky person është nën hetim, jam në seancë dhe nuk mundem të flas më tepër”, ka thënë prokurori Dema, por pa zbuluar se për çfarë po hetohet këngëtari i famshëm, bëjnë të ditur mediat e Kosovës. Javën e kaluar Blero ka qenë në Prokurori dhe e ka konfirmuar këtë fakt, por pa komentuar mbi rastin. Për “Arbëresh.info” ai është shprehur: “Nuk komentoj për këtë rast”. Ndërkohë “Kosovarja” ka hedhur dritë mbi një tjetër opsion, duke shkruar se Blero para dy viteve është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje. Gjithsesi të dhënat janë konfliktuale dhe ende nuk dihet saktësisht se për çfarë po hetohet këngëtari, i cili sa i takon jetës private është në një lidhje të lumtur dashurie me modelen, Afrona Dika. Ai i ofron asaj një jetë të bukur, me udhëtime luksoze romantike dhe dhurata të shtrenjta.