Fatjon Balla: Unë shqiptari i “New York Fashion Week”, si sfilova në Muzeun e Seksit
Fatjon Balla ëshë modeli biond me sy blu nga Tirana, i cili do të sfilojë në një nga show-t e mrekullueshme më 10 shkurt, që do të organizohet në New York në “New York Fashion Week”. I veshur me të brendshme, 29 vjeçari 1.82 cm i gjatë shfaqet në një postim të fundit në Instagram, ku fton të interesuarit të ndjekin nga afër një sfilatë “hot” në Muzeun e Seksit në Manhatan. Për të qenë në këtë show biletat e zakonshme kanë vlerën 20 USD, dhe ato VIP kushtojnë 50 USD. I pyetur nga “Story.al”, rreth këtij angazhimi si model në New York, ai tregon: “Në datë 9 shkurt nis “New York Fashion Week”, dhe në kalendarin e pjesëmarrësve është edhe “Chulo Underwear” me designer Ricardo Muniz. Eventi organizohet në Muzeun e Seksit në Manhatan, një show me të ftuar, ku do të marrin pjesë tre celebritete dhe çifte, që do të nxjerrin koleksionin e tyre të fundit me të brendshme tradicionale nga Karaibet. Unë kam marrë pjesë vitin e kaluar tek ky projekt duke sfiluar në Muzeun e Seksit, ndërsa këtë vit do të jem pjesë e stafit, pra nuk do të sfiloj atë ditë por të nesërmen në një event tjetër të rëndësishëm të “New York Fashion Week”, tregoi Balla për “Story”. Modeli që ka dhe një karrierë të mirë si aktor në SHBA, në Instagramin e tij poston shpesh foto, ku ekspozon fizikun perfekt të një atleti me muskuj.