Elvana Gjata bëhet e gjallë, flet për ditëlindjen dhe dhuratën e shtrenjtë
Këngëtarja Elvana Gjata, e cila është kthyer në Tiranë për koncertin “live” sot mbrëmje në një nga hotelet e njohur në Tiranë,më në fund është bërë personalisht e gjallë sot në Instagram, pas disa lajmeve për të. “Në ditëlindjen time kjo është dhurata ime e shtrenjtë për ju… “3”, 11.02.2018 on Youtube”, shkruante artistja poshtë fotos bardh e zi, ku pozonte e ulur këmbëzbathuar pranë një pianoje. Postimin Elvana e bëri pak orë para mbajtjes së koncertit intim me 100 të ftuar. Artistja përgatiti gjithçka për këtë recital sekret, ku këndon krijime të reja në ditën e lindjes, pasi sot feston 31-vjetorin. “Story.al” solli pamjet ekskluzive të skenës ku Elvana këndon e mbështetur nga kantautori i njohur, Pirro Çako. Elvana u kthye disa javë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të punuar për këtë koncert surprizë.