Mozzik: Kam shitur drogë për të blerë një Iphone
Lajmi më i zhurmshëm në mediat shqiptare pak javë më pare ishte ai i largimit të dy vëllezërve të njohur, Mozzik dhe Getinjo nga kompania “On Records”, menaxhuar nga Mehmet Elshani. I pari që foli ishte Getinjo, ndërkohë që menjëherë erdhi reagimi i Elshanit, i cili tregoi se largimi erdhi për faj të dy reperave, dhe ka qenë i njëanshëm. Ndërkohë në Instagram qarkullon një foto e Mozzik duke pozuar me gishtin e mesit, ndërsa shprehet: “Kur më kujtohet që kam shitur drogë për të blerë një Iphone”. Tashmë reperi i famshëm i hit-it “Cocaina” ka njoftuar hapjen e kompanisë së re “2 Euro gang”, me moton “Sot kemi 2 euro në xhep, nesër do të kemi milionat”.