Samanta Karavella heq dorë nga reperat, tani në krah të Ermal Fejzullahut

Ermal-Fejzullahu-2

Këngëtarja Samanta Karavella, duket se ka hequr dorë përkohësisht nga reperat e Kosovës, me disa prej të cilave ka bashkëpunuar këto vitet e fundit. Ajo është shfaqur në krahët e Ermal Fejzullahut, në një foto ku të dy artistët njoftojnë bashkëpunimin e tyre, një duet të realizuar nga shtëpia diskografike “Max Production”. Vetë Samanta ka postuar një foto bashkë me Ermalin ku shkruan: “Së shpejti”, për këngën ritmike me muzikë të të Alandy-t dhe tekst të Filloreta Raçit (Fifit), që pritet të publikohet këtë muaj. Sa u takon bashkëpunimeve me reperat e Kosovës, më i suksesshmi i Samantës ishte ai me Gent Fatalin.