“Sulltanesha Kosem”, shumë personazhe do të vdesin në serialin e preferuar të VIP-ave
“Sulltanesha Kosem”, është kthyer në një serialet që mban shqiptarët të gozhduar para televizionit, shumë prej të cilëve janë personazhe VIP. Seriali turk transmetohet në televizionin “Klan”, me protagonisten kryesore Berenn Sat. Sipas gazetës “Express”, perandori do të përjetojë edhe vdekjen e së ëmës, sulltaneshë Handanit dhe Dervish Pashait, ku ky i fundit do të ekzekutohet pasi zbulohet se ishte ai që kishte vrarë perandorin e mëparshëm, të atin e Ahmetit. Seriali pritet që të sjellë surpriza më seritë e ardhshme, ku më kryesore do të jetë vdekja e Perandorit Ahmet dhe marrja e fronit nga princi Mustafa. Do të jetë motra e Kosemit ajo që do të përdoret nga sulltaneshë Safija për ta helmuar dhe për ta çuar drejt vdekjes perandorin. Por vdekja e konkubinës Yasemin do të jetë tragjike, pasi Kosem merr vesh që ajo është e motra e saj.Do të kalojë pak kohë dhe Mustafai do të hiqet nga froni i perandorisë osmane, edhe pse sulltanesha Halimeja dhe e motra Dilruba do të përdorin të gjitha hiletë që të mos zbulohet sëmundja e tij. Por surpriza do të jetë rikthimi i princit të humbur të Sulltaneshë Safijes…Iskanderi, njeriu më besnik i perandorit, por që nuk e di që në venat e tij rrjedh gjak aristokratësh. Pas shumë intrigash për të marrë fronin, edhe Iskanderi do të vdesë, dhimbje që nuk do të përballohet nga e ëma, Sulltaneshë Safija, e cila do të vetëhemohet. Vdekja e Ahmetit do të jetë një pjesë prekëse dhe sigurisht ata që e ndjekin do të qajnë me siguri. Sulltanesha Kosem do të luftojë fort dhe do t’ia arrijë që në fron të vendoset Osmani, princi që ajo e rriti si djalin e saj. Këtu do të nisë një epokë e re e sundimit të Osmanit, i cili është në fakt i rrethuar nga mjaft tradhtarë të cilët arrijnë ta çojnë drejt një vdekjeje barbare. Por më parë Osmani do të trondisë perandorinë me vrasjen e të vëllait Mehmetit. Kjo do të jetë dhembja më e madhe për Kosemin. Do të kalojnë 10 vite dhe seriali rinis me perandorin Murat, djali pasardhës që Kosem e vë në fron pas vdekjes së Osmanit. Shumë personazhe do të vriten dhe seriali do të vazhdojë me një tjetër aktore protagonist, Nurgul Yesilcayy dhe aktorë të rinj.