Nga purot tek ballot, gruaja e Ermal Merdanit feston ditëlindjen në Vjenë
“Ish-mister Albania” dhe ish-lojtar i “Big Brother”, Ermal Merdani është duke shijuar martesën e lumtur me partneren e tij, Anxhela. Ajo ka pasur ditëlindjen, dhe për ta festuar në intimitetin e tyre të plotë, çifti kanë udhëtuar drejt Vjenës. Ka qenë vetë bashkëshortja e Ermalit që ka ndarë me miqtë fotot nga festa disa ditore e ditëlindjes së saj, duke filluar me mëngjeset e darkat tradicionale vjeneze, ballot e famshme ku çifti shfaqen duke vallëzuar, e deri të party-t ku nusja çapkëne shihet ndërsa shijon koktejle e tymos puro. Edhe pse nuk e zbulon moshën e saktë, Anxhela e cila ka përfunduar studimet në Angli, me anë të një statusi falenderon miqtë për urimet, duke u shprehur se tashmë ajo ndjehet vajzë e rritur. Ajo feston si princeshë dhe duket shumë e lumtur në krah të burrit të saj.