Xhemi Shehu larg ekranit merr masat kundër plakjes


Moderatorja e spektaklit të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu tashmë që nuk shfaqet në ekran po merr masa të shpejta kundër plakjes me trajtime intensive në një qendër estetike. Në këtë foto, nëna e dy djemve pozon pas trajtimit të quajur “Skin Regimen”, që rinon lëkurën falë një veprimi të dyfishtë korrigjues dhe mbrojtës. Sipas përshkrimit që i bëhet këtij llojkujdesi estetik në Instagram, trajtimi është bërë me përbërës kundër plakjes, antioksidues, mbushës dhe nxitës të prodhimit të kolagjenit duke rritur elasticitetin dge tonifikimin e lëkurës. Le të shohim se si do të duket Xhemi, me kthimin e saj në ekran në pranverë, që është zakonisht nisja e sezonit të ri të “Portokalli” për vitin 2018 në “Top Channel”.