Bledi Strakosha nxjerr videon me Inis Gjonin para 18 vitesh: Sa katunar kam qenë
Moderatori televiziv Bledi Strakosha është bërë nostalgjik dhe ka nxjerrë nga arkiva një video të para 18 viteve me ish-balerinën dhe regjisoren, Inis Gjoni. Ai shfaqet së bashku me një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, teksa po i bënin një surprizë një fanses së saj. “OMG, 18 vite më parë në TVA me Iiis Gjoni. Sa katunar kam qenë (Dhe vazhdoj të jem domethënë), ka shkruar Bledi me pak humor, në përshkrimin e videos. Megjithatë nuk mungojnë komentet e miqve, të cilët i komplimentojnë të dy për faktin se nuk kanë ndryshuar shumë në pamje, edhe pse kanë kaluar pothuaj dy dekada.