“Vdis tradhtare!”, kujt i drejtohet Stresi me kaq mllef?

Reperi Arkimed Lushaj (Stresi) nuk e fsheh më varësinë e tij ndaj serialit turk me titull “Sulltanesha Kosem”. Mbrëmë vonë postoi momentin kulminant të filmit, me mbishkrimin “Vdis tradhtare”, drejtuar një prej personazheve femërore, që humbi jetën në serial. Nga mllefi i këtij postimi duket që këngëtari ka qenë dakord me skenaristin, për t’i dhënë fund jetës së këtij personazhi femëror. Ky nuk është postimi i parë i Stresit në rrjetet sociale, me momentet më të preferuara nga filmi. Pak ditë më parë ai ndau me miqtë në “Instastory” një moment ku shihej duke parë gjithë përkushtim serialin dhe madje ishte përlotur nga skena që po zhvillohej.