Anbeta Toromani në Tiranë me të dashurin italian, zbulohet plani sekret i çiftit
Anbeta Toromani është rikthyer në Tiranë, pas famës dhe suksesit të madh në spektaklin “Amici”, ku arriti të bëhej figurë e njohur televizive. Balerina e njohur shqiptare e viteve ’90-të tashmë jep shfaqje në skena të ndryshme të Italisë. Shpesh shoqërohet nga balerini italian Alessandro Macario, partneri i saj prej vitesh, i cili këtë herë ka ardhur në Tiranë për të interpretuar me partneren e tij në operën “Carmen”, që ka premierën më 30 janar. Fotot nga provat na kanë zbuluar planin sekret të çiftit, pikërisht faktin që Anbeta do të interpretojë me Alessandro-n në këtë vepër që do të vihet në skenë nga TKOB, në drejtimin e koreografit të njohur, Gheorghe Iancu, me regji të baritonit shqiptar, me shumë role në skenat botërore, Gëzim Myshketa. Ky nuk është angazhimi i vetëm artistik i Anbetës në Shqipëri. Ajo do të jetë anëtare jurie dhe në programin më të ri televiziv “Virtuozët” në kërkim të talenteve në artin klasik që nis transmetimin më 11 shkurt. Thuhet që Anbeta dhe Alessandro do të bashkëjetojnë në Tiranë, gjatë periudhës së spektaklit.