“Zgjuar në këtë orë?”, Arjola Shehu pyet apo i kërkon llogari Kledi Bahitit
Prezantuesja e emisionit “Kush vjen për drekë” i ka zgjeruar dita-ditës njohjet me personazhet e njohur, për faktin se i ka të ftuarit e saj. Një nga prezantueset e “Kënga Magjike” në krah të Ardit Gjebresë duket se nga kjo eksperiencë ka krijuar miqësi dhe me muzikantë. Njëri prej tyre është kantautori Kledi Bahiti, i cili ishte kompozitori i disa prej këngëve më të bukura të festivalit. Ai ka postuar një foto me diçiturën “Light after dark?! Life shoqëruar me emojin e dy gotave shampanjë. Nuk ka vonuar ndërhyrja e Arjola Shehut, e cila i thotë: “Zgjuar në këtë orë?”. Nuk e dimë është thjesht pyetje apo Arjola po i kërkon llogari muzikantit.