Altin Mici vesh shumë meshkuj të showbiz-it, por mik të vërtetë ka Vedat Ademin
Stilisti i njohur Altin Mici është stilisti i besuar i disa prej meshkujve më të njohur të televizionit, muzikës, sportit, etj. Nga Ardit Gjebrea, Adi Krasta e deri tek futbollistës apo trajneri i Kombëtares, janë klientët e tij të përhershëm, të cilët i kanë besuar atij kostumet. Por jo me të gjithë Altini ka shoqëri jashtë marrëdhënies së punës. Siç e shihni në foto, miku i tij i vërteë është këngëtari Vedat Ademi, me të cilin jo vetëm drekon e darkon por edhe frekuenton aktivitetet kulturore, siç ishte koncerti i Dren Abazit. Nuk dihet që kur zë fill miqësia e tyre, që vazhdon edhe pas zhvendosjes së Vedatit në SHBA bashkë me familjen.