Arben Derhemi në film si bos droge, e dashura e tij është modelja me historinë tragjike
Pas serialit “Njerëz dhe fate”, aktori i njohur Arben Derhemi është rikthyer në kinema në filmin me pesë seri me titull “Ti mund të më quash Xhon”, premiera e të cilit u transmetua në fillim të janarit në ekranin e TVSH-së. Filmi me regji të Dionis dhe Klajdi Papadhimtrit, trajton konflikte sociale dhe ekonomike mbi jetën aktuale në Shqipëri.
Në qendër të filmit është dashuria mes dy të rinjve, Xhonit dhe Lornës, që nuk pranohet nga familja e vajzës për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike së familjes së djalit. Këtu lind konflikti që ngacmon më tej një sërë konfliktesh. Rol të veçantë në këtë film kishte Arben Derhemi, i cili luan bosin të drogës. Në të gjitha skenat e tij ai shfaqet në makinë, rrugë apo bilardo me të dashurën, një bionde bukuroshe dhe shumë seksi. Për të gjithë ata që u bënë kureshtarë për të zbuluar se kush është aktorja në krah të tij, ajo është modelja simpatike Nertila Kapaj. Ajo u bë pjesë e kastit, ndërkohë që pak kohë më parë rrëfeu historinë tragjike të humbjes së njeriut të zemrës Jetnis Dollapit, gjatë një aksidenti me motor. Nertila, e cila njihet tashmë si “vajza e 500 trëndafilave”, (një nga dhuratat më të çmendura që i bënte i dashuri i ndjerë) luan rolin e të dashurës kokekë të Deremit. Ajo në film si e dashura e bosit të drogës (që luhet nga Arben Derhemi) llastohet nga partneri duke jetuar mes luksit, një fenonem ky i përhapur në Shqipëri. Nertila ishte pjesë e kastit që përbëhet nga të tjerë aktorë si: Nevina Shtylla, Arbies Konomi, Ermira Gjata, Gëzim Rudi, Gent Kame, Rovena Dilo, Eva Murati etj. Të shohim nëse ky serial do të marrë të njëjtën famë si “Njerëz dhe Fate”.