Sara Kapo: Seks me një artiste? Do e bëja me Dafina Zeqirin

Sara-Kapo-2

Sara Kapo sapo ka publikuar klipin “Watching you”, ku provokon me zhveshjen në rrugët e Tiranës, të cilën e ka shpjeguar si një gjendje ekstazie pasi ke ardhur në qejf nga alkooli në club. Vajza rebele e aktores Ema Andrea vazhdon të komentohet edhe për deklaratat provokuese, pa tabu apo kompleks. 23-vjeçarja ishte këtë javë e ftuar edhe në “Jo vetëm modë” për të folur më shumë rreth klipit “Watching you” dhe disa sekrete që e bëjnë të duket e guximshme. Vitin e kaluar, Sara preu flokët dhe i dhuroi për një kauzë sociale, por thotë se për një kauzë të tillë do të bënte edhe foto nudo. “Për bamirësi po, por edhe për lekë mund ta bëj, nëse do të ishte cover i një reviste, siç bëjnë shpesh edhe artistët jashtë”, iu përgjigj ajo pyetjes se për ç’arsye do të pozonte nudo. Sara nuk hezitoi të fliste për deklaratat e saj të pak kohëve me parë për marrëdhënie seksuale me një femër: “Dëgjo, janë disa gjëra që duhet t’i them dhe duhet t’i bëj. Në këtë rast të paktën ishte për një arsye të mirë, sepse do të nxirrja këngën dhe më interesonte të kishte popullaritet. Por kaq, e kam ekzagjeruar në shumë gjëra dhe e vazhdova show-n pavarësisht se është jashtë natyrës sime.” Por, nëse do të zgjidhte një artiste shqiptare me të cilën do t’i pëlqente të kishte një eksperiencë seksuale, ajo e ka një emër: “Me Dafina Zeqirin. Është idhull, e dua shumë. Më pëlqen shumë edhe si artiste edhe si gocë në paraqitje. Më pëlqen shumë!” Ndërsa në lidhje me djemtë e njohur, tha: “Me thënë të drejtën çunat më seksi që kam parë dhe kam njohur nuk janë pjesë e shoëbiz-it fare”. Po seksin tresh, a e ka provuar? “As po, as jo dhe ju betohem që nuk gënjej për këtë”, përfundoi Sara intervistën me një të qeshur shpërthyese.