Kalendari 2018 me fotot hot të Beniada Nishanit
Modelja e njohur tashmë në Itali, Beniada Nishani (Jakiç) ka prezantuar për ndjekësit e saj të shumtë projektin e rij si modele, pikërisht Kalendarin 2018. Modelja, e lindur në Durrës por e rritur në Itali ka lançuar kalendarin ku ajo pozon për 12 muajt në katër stinët e vitit. “Viti Ri, kalendari i ri. Për këdo që e do këtë kalendar, të mos hezitojë por të kontakojë me mua”, shkruan Beniada për kalendarin me pozat hot të shkrepura në qendër të Bolonjës. Për këtë kalendar që mund të mbahet në shtëpi, apo çdo ambient tjetër ajo ka punuar me Stefania Minzoni, Fabio Caserta e Yenny Rosales.